
Avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për mediat në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli i GJKKO mbi masën “Arrest shtëpie”.
Gjokutaj u shpreh se qëllimi i një vendimi të tillë është izolimi i Berishës, ndërsa shtoi se hapi i radhës është rekursi në Gjykatën e Lartë.
“Apeli i GJKKO vërtetoi se u dekriptua përfundimisht qëllimi politik për t’u mbajtur në arrest shtëpie Berisha. Qëllimi është që ai të izolohet. Beteja vazhdon. Do të rekursohet vendimi i apelit”, tha Genc Gjokutaj.
Lini një Përgjigje