
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.
Përmes avokatëve të tij, Malltezi, i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Posaçëm për lënien e tij në "arrest shtëpie".
SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit.
Në rekursin e depozituar ditën e djeshme, avokatët Antoneta Sevdari dhe Jurgen Vatnikaj kërkojnë që, klienti i tyre të jetë pa asnjë masë sigurie, me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Më herët, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga SPAK, i cili kërkon kthimin në burg të Malltezit.
Ndërkohë kujtojmë se edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të Gjyqtares Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin.
Rekursi i SPAK erdhi pasi Olldashi ishte në konflikt interesi me familjen Berisha, pasi kishte blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e ndërtuara në kompleksin Partizani.
Lini një Përgjigje