TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2026, 07:20

Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës, i shoqëron me këngë shqiptare (Foto+Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kujtojmë që Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në Vlorë, ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo u prit në kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës, i
vanka Trump publikon pamje nga Zvërneci

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës.

Vajza e presidentit amerikan ka publikuar pamje nga natyra e jugut të Shqipërisë, ku deti, gjelbërimi dhe qetësia e zonës krijojnë një tablo mbresëlënëse, ndërsa në sfond dëgjohet kënga shqiptare “Luleborë”.

Kujtojmë që Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në Vlorë, ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo u prit në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës, i
Ivanka Trump në Kryeministri

Rama e takoi Ivanka Trump edhe në Vlorë, ku darkuan bashkë me delegacionin që shoqëronte Ivanka Trump.

Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës, i
Ivanka Trump dhe Rama në Vlorë

Më pas, ata kanë darkuar në një restorant në Orikum. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe rreth 60 arkitektë.

Ivanka Trump mbërriti dy ditë më parë, e shoqëruar nga disa arkitektë, në kuadër të projektit për Ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.

Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës, i

ivanka trump publikon pamje nga zvërneci

2 Komente

  1. E
    Ekonomisti

    Ta gezosh e nderuar shiko edhe ndonje gje tjeter çfare ka mbetur se nuk te kthejne mbrapsht jam i sigurte shiko edhe ndonje shesh aty afer bustit te Skenderbeut futi ndonje gradaçele 30 -40 kate ke edhe bekimin e opozites jam i sugurte Ne Çdo Vend Te Botes Nje ishull pa paguar asnje Cent nuk Do ta Shikoje as Ne Enderr.

    1. v
      vk

      Kjo kucka e di cfare eshte e bukur!

      Lini një Përgjigje