TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2026, 22:45

Pse Rama nuk ishte sot në Davos? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat!

Shkruar nga Pamfleti
Pse Rama nuk ishte sot në Davos? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat!
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se kryeministri Edi Rama do udhëtojë në Uashington për firmosjen me presidentin e SHBA Donald Trump të “Bordit të Paqes”.

Ai u ndal edhe tek vizita e vajzës së Trump, Ivanka Trump në Shqipëri, për të cilën tha se ardhja e saj në vendin tonë ka një rëndësi të veçantë, pasi sjell vëmendje ndërkombëtare dhe promovon vendin.

"Ardhja e Ivankës këtu është me e rëndësishme se pjesëmarrja e Ramës në Davos. Por unë them se Rama do udhëtojë në Uashington për firmosjen me Trump të ‘Bordit të Paqes’. Po pritja e saj ka një vlerë permanente këtu, kjo është si të vijë Mesi dhe Ronaldo të luaj me kampionatin shqiptar dhe të gjithë do të merren me Shqipërinë dhe atë. Nuk ka vlerë investimi, por Shqipëria hynë në hartën e vendeve turistike dhe elitare. Çdo i huaj do e këtë në axhendë për të ardhur në Shqipëqri për ta parë. Duke i thënë atyre që thonë çfarë fitojmë ne nga investimi në Sazan. Të gjitha i fitojmë. Vetëm investimi fotot, dhe reklamimi është një referencë e madhe për Shqipërinë", tha ai për emisionin ‘Frontline’ në Report Tv.

spahiu davos rama

3 Komente

  1. G
    Gene

    Servil i paparë. Ajo po vjedh tokat tona dhe ti i lëpihesh!

    1. G
      Guri Koshtanaku .

      Isakët z.Kreshnik e respekte .

      1. M
        Malo

        Ore vertet ky Kreahniku se kupton apo ben Rolin e lepiresit, supozojme se gjithcka do ndodhi sipas mendjelehtesise tuaj,qe ???????? duart,ju ne bindjen tuaj Cfar mendoni per gjithfar lloje akuzash i jane bere Edi Rames?

      Lini një Përgjigje