Gazetari Sokol Bregu duke komentuar vrasjet e 21 janarit 2011 në bulevard, deklaruan se kjo ngjarje është përdorur politikisht nga të gjitha palët.
Bregu tha se duhet shkuar fillimisht te bashkëpunëtorët në vrasje, që të shkohet te ai që dha urdhrin.
“Kur Rama erdhi në pushtet në 2013 ishte me Metën dhe e pengoi kjo që të bënte hetimet. Pastaj LSI kishte Ministrinë e Drejtësisë. SPAK nuk e pranoi si çështje dhe u detyrua më pas pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut se i do gjërat e gatshme, siç janë këto të SKY Encroçat.
Ka një gjë si zbardhet. Nuk ka letër që ka shkruar nga Berisha që të ketë dhënë urdhër. Por ka patur dhjetra njerëz që kanë punuar në kryeministri. Vetë Berisha ka pranuar se ishte vrasje shtetërore, por nuk ka patur dënim për ata që shkatërruan serverin. Janë një pjesë e madhe e personave që i refuzuan urdhërat e prokurorëve. A u bënë hetime? Ata që shkatërruan serverat, morën edhe detyra të mëdha politike. Nuk ka nevojë të shkojmë vetëm te urdhëruesi. Nëse nuk çon bashkëfajtorët para drejtësisë, si do të shkosh te njeriu që mendon se ka dhënë urdhër?”, tha Bregu për emisionin ‘Të Paekspozuarit’.
Lini një Përgjigje