Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë të pasdites, ku ndër të tjera veçojmë:
Sot në Shqipëri, Kuvendi miratoi me 110 vota pro krijimin e “Bordit të Paqes”. Opozita i dha votat, por personalisht refuzoi të marrë pjesë, ndërsa Rama talli situatën: “Trump më tha, shko te Ivanka!”
Ndërkohë, Ivanka Trump vijon vizitën në Vlorë. Pas darkës me Ramën në Orikum, ajo vizitoi Zvërnecin, duke mbajtur fokusin në projektet amerikane në rajon.
Nga Davosi vjen lajmi tjetër: “Bordi i Paqes” zyrtarizohet me 19 shtete pjesëmarrëse, ndër të cilat Franca, Britania dhe Italia refuzuan të jenë pjesë. Vjosa Osmani shihet në krah të Trump-it, duke theksuar mbështetjen amerikane.
Në Shqipëri, tensioni vazhdon edhe në drejtësi: çështja “Balluku” zgjat katër orë në seancë; Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim, GJKKO refuzon pjesëmarrjen dhe SPAK e përfaqëson. Ndërkohë, komisioni hetimor për “McGonigal” kalon për gjykim kërkesën e PD-së, pas refuzimit të Kuvendit.
Në skenën ndërkombëtare, Zelensky shpërthen në Davos kundër Europës: “Europa flet më shumë se sa vepron”, ndërsa John Bolton paralajmëron: “Rezistoni edhe 3 vjet, mos iu nënshtroni Trump-it!”
Dhe ndërkohë, Franca dhe Gjermania mbeten të dyzuara për bojkotin e Kupës së Botës, duke treguar se ndikimi amerikan po ndikon edhe në sport.
Një ditë plot tension politik, diplomaci dhe vendime që do të ndikojnë në Shqipëri dhe më gjerë.
Lini një Përgjigje