TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2023, 08:56

Indeksi i lumturisë! 10 vendet në krye të listës dhe sa të lumtur janë shqiptarët?

Shkruar nga Pamfleti

Indeksi i lumturisë! 10 vendet në krye të listës dhe sa

Ka një mjet për të matur dhe vlerësuar nivelin e lumturisë dhe mirëqenies së një individi, një grupi apo një shoqërie në tërësi.

Ky indeks synon të përcaktojë se sa e lumtur është një popullsi duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në ndjenjën e lumturisë, siç janë të ardhurat, shëndeti, arsimi, puna, lidhjet sociale, siguria, liria etj.

Ndërsa ka shumë variacione të indeksit të lumturisë, shpesh përdoret Indeksi i Lumturisë Bruto (Gross National Happiness Index) i zhvilluar për herë të parë në Butan.

Për të vlerësuar indeksin e lumturisë, zhvillohen anketa, sondazhe ose burimet e tjera të informacionit për të marrë përshtypjen e individëve, te grupmoshave të ndryshme. Këto të dhëna analizohen dhe vlerësohen për të llogaritur indeksin e lumturisë.

Indeksi i lumturisë nuk është një mjet i përsosur dhe kritikët argumentojnë se perceptimet e lumturisë ndryshojnë nga kultura në kulturë dhe nga individi në individ.

Megjithatë, përdorimi i indeksit të lumturisë mund të ofroj një vështrim më të plotë për mirëqenien dhe përparimin shoqëror jo vetem ne mbi faktorët ekonomikë.

Sipas raporteve të fundit, disa nga vendet që kanë një indeks të lartë të lumturisë janë:

Finlanda: Finlanda ka qenë shpesh e renditur si vendi më i lumtur në botë.

Politikat e ketij vendi për mirëqenie sociale, arsimin e mirë, shëndetësinë publike dhe ruajtjen e mjedisit janë disa nga faktorët që kanë ndihmuar në indeksin e lartë të lumturisë.

Islanda: Islanda është një vend tjetër që renditet shpesh herë në krye të indeksit të lumturisë. Aksesimi i mirë në shëndetësi, siguri, arsim, natyra e bukur, një klimë e qetë e bëjnë Islandën një vend të preferuar e njerez me te lumtur.

Danimarka: Danimarka është një vend me tradita të njohura të mirëqenies sociale dhe mbështetjes së qeverisë për qytetarët e saj. Sistemi i shëndetësisë, arsimi i lartë, infrastruktura e mirë dhe nivel i lartë i besimit shoqëror janë disa nga faktorët që kontribuojnë në indeksin e lartë të lumturisë në Danimarkë.

Top 10 vendet me index të lartë të lumturise janë:

Indeksi i lumturisë! 10 vendet në krye të listës dhe sa

Po Shqipëria?

Nga 134 vende për të cilat është matur indeksi I lumturisë, mesatarja ka rezultuar 5.54 pikë.

Shqipëria është renditur e 81 në këtë listë me 5.28, pra është nën mesatare dhe në grup apo pranë vendeve të tilla si:  Tajikistam, Indonezi, Republika e Kongos, Somalia, etj,

Ka shumë për të bërë në të ardhura, arsim, shëndetësi, shërbime, etj.. Jemi pranë vendeve me tregues: të palumtur!

 

 

indeksi i lumturisë! shqipëria

Lini një Përgjigje