Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të përballet me akuza të reja nga Prokuroria Speciale. Paralajmërimi është bërë nga gazetarja Anduena Llabani, sipas të cilës, akuzat e reja ndaj Metës mund të kenë lidhje me vepra të rënda penale.
Gazetarja nuk përmendi se për çfarë veprash bëhet fjalë, por shtoi se pozita ligjore e kreut të Partisë së Lirisë, por edhe e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk pritet të lehtësohen.
Nga studio e Neës24, Llabani tha se lidhur me Metën, SPAK po punon për mbledhjen e informacionit për akuza të reja.
“Ndaj Metës do të ketë akuza të reja për vepra të rënda penale, për të cilat SPK është momentalisht duke punuar dhe mbledhur informacion.
Për Veliaj, sot që flasim ka 13 akuza ëpr të cilat SPAK ka punuar prej vitesh. Një fraksion i Veliaj ka lidhje edhe me familjarët e tij.
Pozitat ligjore të dy ish zyrtarëve nuk mund të lehtësohen. Edhe fakti që përpiqen të nxjerrin faktin që seanca duhet të ishin të hapura apo të japin intervista kjo nuk ka ekzistuar më parë. Po bëhet shoë politik që mund t’i ndihmojnë në proces. Ka zëra që hedhin aludime për ta bërë çështjen më të rëndë”, tha ajo.
Per Liken e dime. Do ishte mire ta ose tja fusin brenda, edhe BAXHELLEN, qe behet si opinioniste .