
Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula nga ish i dashuri i saj në shtetin italian ka tronditur familjarët dhe jo vetëm.
Gjyshi i 22-vjeçares në një reagim për emisionin “Me Zemër të Hapur” ka treguar dhe herën e fundit që ka komunikuar me mbesën.
“Gjendja e familjarëve nuk është e mirë. Telefoni i Ilarias tani e ka policia. Unë kam 1 javë që nuk kam komunikuar as me djalin dhe as me nusen.
Për herë të fundit me Ilarian u takuam për Vit të Ri. Kur kisha ditëlindjen në korrik u mblodhëm të gjithë, ajo ishte kënaqësia ime, ishim të gjithë.
Ishte studente e mirë dhe kishte një marrëdhënie të mirë me shoqërinë. Me ne nuk ishte hapur të na tregonte që kishte një të dashur”, tha gjyshi i 22-vjeçares.
Si u zbulua krimi monstruoz?
Valixhja me eshtrat e vajzës u gjet në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të Prestiinit, komuna e Politinit. Ilaria dyshohet se u godit me thikë për vdekje dhe më pas u mbyll në një valixhe në një përpjekje për të fshehur trupin e saj. Hetimet, që po drejtohen nga agjentët e komisariatit të San Lorenzos, janë fokusuar në marrëdhëniet mes çiftit, ndërsa 23-vjeçari është zbuluar nga tabulatet telefonike dhe qelizat e lidhura me celularin e viktimës.
Mark Samson, filipinasi 23-vjeçar, ka rrëfyer vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, 22 vjeçe. I riu tha se ishte takuar me Ilarian në një parking në via Homs, në lagjen afrikane, ku djali jeton me prindërit e tij.
Mëngjesin e sotëm është kryer kontroll në banesë për gjetjen e gjurmëve. Raportohet se vrasja e 22-vjeçares ka ndodhur në shtëpinë e saj. Nga raportimet autori i dyshuar ia ka treguar vendin hetuesve, ndërsa ka pranuar krimin. 23-vjeçari pranoi se e kishte vrarë Ilarian me thikë në kulmin e një debati në banesën në Via Homes 16, në lagjen Africano.
Kur policia arriti tek ai pas një informate nga shokët e dhomës, filipinasi ka pranuar krimin duke thënë “Kërkoj falje”. Më pas, përballë prokurorit dhe në prani të avokatit mbrojtës është përgjigjur “Nuk dua të përgjigjem për këtë” për shumë pyetje të hetuesve.
Zhdukja dhe mbulimi i rrjeteve sociale
Nga hetimet e policisë, bëhet me dije se Ilaria kishte shkëmbyer disa mesazhe me të dashurin e saj për një kohë të gjatë para se të largohej. Pas krimit, autori 23-vjeçar përdori telefonin e të resë për të postuar histori fiktive në profilet e mediave sociale të Ilaria-s, i cili po përpiqej të mashtronte dhe të fshihte gjurmët duke dhënë idenë se ajo u largua me dëshirë nga banesa e tij dhe se ishte gjallë. Më pas ai dyshohet se e hodhi celularin në një pusetë. Miqtë e saj e kishin vënë re aktivitetin social të Ilarisë, por ajo nuk u ishte përgjigjur asnjëherë thirrjeve apo mesazheve të tyre.
Lini një Përgjigje