TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2025, 13:00

Sëmuret Ilir Beqaj, shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit”

Shkruar nga Pamfleti
Sëmuret Ilir Beqaj, shtyhet seanca për dosjen e
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është bërë shkak për dështimin e seancës gjyqësore të së enjtes të dosjes "Sterilizimi" në Gjykatën e Posaçme.

Beqaj nuk ishte prezent në sallën e gjyqit për arsye shëndetësore dhe kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.

Në proces nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, Ilir Yzeiraj, por edhe mbrojtësi i të pandehurit Ilir Rrapaj.

Seanca e radhës më 17 prill, ora 12:00. 

Ndërkohë dje SPAK ka përfunduar hetimet ish ministrit Ilir Beqaj dhe 8 personave të tjerë të pandehur, të akuzur për abuzime me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian. SPAK e akuzon Beqajn për 6 akuzave pasi sipas prokurorisë  bëri procedura të pavërteta të prokurimit për të përfituar në kohën kur ai drejtonte SASPAC.


SPAK e akuzon Beqajn për korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim e fshehje pasurie në rastin e 50% të kuotave të restorantit “Gzona”, i quajtur ndryshe si “Albanian Food and Hospitality Lab, një apartamenti në Vlorë dhe një makine.

Vetëm për akuzën e korrupsionit që është më e rënda ish zyrtari i lartë rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg. Të njëjtat akuza, përveç asaj të fshehjes së pasurisë, rëndojnë edhe ndaj Ermal Kurtulajt, për të cilin SPAK thotë se është bashkëpunëtor i ngushtë i Beqajt.

Pas 19 muajsh hetime, kur procedimi penal nisi në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i projektit EUSAIR, i mbështetur me fondet e Bashkimit Evropian, SPAK ka arritur në përfundimin për abuzime të shumta me këtë fonde të bëra në bashkëpunim.

SPAK thotë se Ilir Beqaj, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm i SASPAC-ut, ka urdhëruar Kurtulajn, me të cilin kishte njohjet të hershme pasi kanë qenë ortak të shoqërisë Intech+, që të zbatojë vetëm përgjatë viteve 2022-2023 prokurime fiktive në kundërshtim me ligjet e BE për projektet e EUSAIR, paratë e të cilave përfundonin në xhepat Beqajt. Tenderat sipas SPAK bëheshin vetëm për efekt dokumenti dhe më vonë se nga lidhja dhe zbatimi i kontratës me kompani të ndryshme.

sëmuret ilir beqaj beqaj - spak

Lini një Përgjigje