TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2023, 17:40

“Il Messaggero”: Përveç italianëve, Shqipëria po preferohet nga turqit, malazezët dhe kinezët

Shkruar nga Pamfleti

“Il Messaggero”: Përveç italianëve, Shqipëria

Mediat italiane vijojnë të shkruajnë mbi preferencën që shumë Italianë kane vendosur të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Sipas “Il Messaggero”, Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë një destinacion turistik alternativ me kosto të ulët krahasuar vendet e tjera më të njohura dhe më të shtrenjta, si Spanja, Greqia dhe Italia,.

Sipas saj, në shtatë muajt e parë të vitit, Shqipëria regjistroi mbi 5.1 milionë turistë, 31% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022 që tashmë ishte një periudhë rekord.

“Muajt e fundit numri i spanjollëve që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Numri i turqve, është rritur me 142%, numri i malazezëve është rritur me 62%, francezëve me 58% dhe italianëve me 53% krahasuar me vitin e kaluar.

Numri i kinezëve gjithashtu është rritur fuqishëm, me 152% veçanërisht falë marrëveshjeve të bashkëpunimit midis dy vendeve”, thekson artikulli.

Sipas medias italiane, ministrja e Turizmit, Daniela Santanchè, u takua në fillim të gushtit, në Tiranë homologen e saj Mirela Kumbaro.

Me atë rast, ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria në gjashtë muajt e parë të vitit kishte pritur mbi 310 mijë turistë italianë, 57% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lini një Përgjigje