TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Dhjetor 2023, 22:12

"Iku dinozauri i fundit i Ballkanit", ironizon Shabani: Shqipëria shpëton nga largimi i Berishës nga politika

Shkruar nga Pamfleti

"Iku dinozauri i fundit i Ballkanit", ironizon Shabani: Shqipëria

Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani ka komentuar heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Ai analizoi tre pikëpamjet e këtij procesi, i cili tha se nga pikëpamja formale është proces normal, nga ajo ligjore ish-kryeministri është i barabartë me qytetarët, ndërsa nga pikëpamja politike ky është fundi i tij politik.

Shabani shprehet se Shqipëria shpëton nga largimi i Berishës nga politika dhe sipas tij për këtë populli shqiptar duhet të jetë i lumtur.

“Nga pikëpamja formale është  proces normal, nga pikëpamja ligjore Berisha është i barabartë si qytetarët. Nga pikëpamja politike, ky është fundi politik. Nga pikëpamja politike çfarë rendësi ka kjo ngjarje? Kjo ngjarje rrëzon dinozaurin e fundit në Ballkan, pasi bashkëkohësit e tij kanë dalë nga politika. Për mua është më e mira. Shqipëria shpëton nga largimi i Berishës nga politika. Është e drejtë nga pikëpamja ligjore. Ne duhet të jemi të lumtur që njerëz si Berisha, Rama dhe Meta të largohen nga politika.

I kam çuar në SPAK 5 dosje për Ramën. Për Metën di që vjedhur thesari i shtetit. Ky është regjim që ka kapur Parlamentin, GJKKO, SPAK, mediat, ama lejet e ndërtimit jepen në mënyrë demokratike. Vetëm lejet e ndërtimit qenkan normale. Praktikisht këta janë bashkë? Nëse janë bashkë, nuk e fut Rama në burg. Të ishte për Ramën, Berisha të rrijë në politikë edhe për 100 vite. E patë si doli me brekushe në zgjedhjet lokale”, tha Shabani për “Open”.

endri shabani berisha

Lini një Përgjigje