Ditën e sotme qytetarët e Vlorës kanë protestuar përpara bashkisë, për shkak se prej 4 ditësh përballën me mungesën e ujit të pijshëm.
Të revoltuar, banorët thanë se bashkia ka vjedhur 50 mln euro investime nga ujësjellësit. Më tej, ata kanë paralajmëruar se nëse nuk vjen asnjë do zbresin poshtë dhe do bllokojnë aksin kryesor.
“Ka katër ditë vetëm propagandë. Janë investuar miliona euro dhe e kanë katandisur Vlorën në këtë derexhe. Dje donin të bënim mbrëmje gala. Të dalin dhe të japin llogari për keqmenaxhimin në gjithë këto vite. Edhe ata që kanë qenë para kësaj dhe kjo. Ne jemi vlonjatët e Ismail Qemalit, jo talebanë”, ka thënë i revoltuar një qytetar.
“I vraftë Zoti, jemi në prag të një epidemie”, është shprehur i revoltuar një tjetër qytetar.
Lini një Përgjigje