TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2025, 10:26

Vlora 4 ditë pa ujë, qytetarët tentojnë të hyjnë në bashki; tensione me policinë

Shkruar nga Pamfleti
Vlora 4 ditë pa ujë, qytetarët tentojnë të hyjnë
Foto nga protesta përpara bashkisë

Banorët e revoltuar kërkojnë të hyjnë në bashki me bidona në duar, duke sharë dhe ofenduar.

Qytetarët e Vlorës kanë nisur protestat sot në dyert e Bashkisë pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë.

Mësohet se qytetarët kanë nisur dhe përplasjet e para në ambientet e jashtëm të bashkisë. Banorët e revoltuar kërkojnë të hyjnë në bashki me bidona në duar, duke goditur dyert e institucionit. Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj mungesës së ujit, duke kërkuar një takim me kryetaren e Bashkisë, Brunilda Mersini.

Qytetarët kanë deklaruar se mungesa e ujit po u vështirëson jetën e përditshme.

“Hapeni derën, ose do e thyejmë! Duam ujë. Duam ujë o maskarenj o të degjeneruar, pa ujë nuk ka jetë. Kemi 5 ditë pa ujë. Po zihemi me fëmijët. Duan të lahen. Po vjen 2026 dhe ne jemi pa ujë, t’u vijë turp maskarenj. Ju kemi zgjedhur me vota. I paçit haram votat tona. Ngrihuni si në 1997”, dëgjohen të thonë banorët, teksa përplasen me policinë.

“Me dorë mos prek! Mos prek me dore, hiqe dorën”, i thotë një nga efektivët qytetares, e cila përgjigjet duke thënë “Me popullin mos u merrni”.

Në sheshin përpara bashkisë shihet një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët po përplasen me policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë.

Protestat kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku” ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit.

Qytetarët arritën të futeshin brenda duke ndaluar zhvillimin e koncertit të planifikuar e më pas tentuan bllokimin e bulevardit “Ismail Qemali”.

Ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit që ka ndërprerë furnizimin me ujë në qytetin e Vlorës. Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet prej ditësh pa ujë. Ndërkohë, vijon puna nga ana e autoriteteve për të rregulluar avarinë, gjë për të cilën janë bërë prova, por kanë rezultuar të pasuksesshme.

 

vlora 4 ditë pa ujë qytetarët tentojnë të hyjnë në bashki; tensione me policinë

1 Komente

  1. P
    Popull

    Jepini dermen drogaxhiut. Dhe kurvave qe emron ne ministri dhe bashki. Eshte sekti me barbar ne pushtet, nuk eshte PS. PS vdiq bashke me Nanon.

    Lini një Përgjigje