TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2025, 10:39

Vlora 4 ditë pa ujë, qytetarët telefonojnë kryebashkiaken: Eja të flasim! Mersini u mbyll telefonin

Shkruar nga Pamfleti
Vlora 4 ditë pa ujë, qytetarët telefonojnë kryebashkiaken:
Vlora pa ujë, qytetarët telefonojnë kryebashkiaken

Këtë prag festash qytetarët e Vlorës kanë plot katër ditë pa ujë të pijshëm.

Në dyert e Bashkisë së Vlorës qytetarët janë dyndur duke protestuar se qyteti nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini, e cila nuk ndodhet në bashki, por tha se është prezente tek ujësjellësi ku dhe ka ndodhur defekti.

Qytetari i është përgjigjur se ajo nuk ndodhet tek ujësjellësi pasi atje ka gazetarë, ndërsa i kërkon që të vijë dhe të bisedojë më qytetarët për problematikën e krijuar tashmë prej 4 ditësh. Më pas Brunilda Mersini u ka mbyllur telefonin.

Gjithashtu ka pasur tensione të vazhdueshme pasi protestuesit kanë përplasur dyert e bashkisë dhe tentojnë të futen brenda.

“Duam ujë”, “Të vijë kryetarja”, “Hapni dyert e bashkisë”, janë thirrjet në sfond.

Të dielën në mbrëmje ata vërshuan në teatrin e qytetit “Petro Marko”, ku nuk lejuan zhvillimin e koncertit.

 

vlora pa ujë qytetarët telefonojnë kryebashkiaken

Lini një Përgjigje