TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2024, 21:53

Krimi kërcënoi prokurorin e SPAK, Klodian Tomorri ironizon Dumanin: Po ne gazetarët çfarë duhet të themi?!

Shkruar nga Pamfleti
Krimi kërcënoi prokurorin e SPAK, Klodian Tomorri ironizon Dumanin: Po
Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori.

Deklarata u tha se u bë gjatë një takimi me dyer të mbyllura, në kuadër të një nisme dialogu mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë, të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata. Në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha Altin Dumani gjatë takimit të parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”.

Pas kësaj deklarate, gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar kreun e SPAK.

“Drejtuesi i SPAK ka deklaruar sot se familja e një prokurori është kërcënuar nga krimi i organizuar.

Kreu i një organi special dhe kaq të fuqishëm sa SPAK mund ta bëjë këtë deklaratë publikisht vetëm në një rast. Kur ai gjykon se qeveria dhe shteti nuk po i ofrojnë mbrojtjen e duhur prokurorëve. A është ky rasti? Zoti Dumani nuk e tha këtë, madje u kujdes të theksonte qe politika nuk ka gisht.

Në këtë rast kjo duket si deklaratë pa kuptim. Aq më tepër pastaj ato tonet vetëmohuese, që ne jemi përgatitur edhe të mos kthehemi me.

SPAK i ka të gjithë instrumentet, mekanizmat dhe fuqinë ligjore për të ngritur në ajër këdo që e çon nëpër mend të kërcënojë prokurorët. Madje në raste të tilla çdo gjë bëhet në diskrecion, pa shpallje apo deklarime publike derisa shmanget plotësisht rreziku.

Ça duhet të thonë gazetarët pastaj, që po kërcënohen në seri me emaile, po shantazhohen me shkrime dhe çdo lloj forme, ndërkohë që as policia, as prokuroria nuk vepron. Gazetaret s’kanë as policë që i ruajnë, as pistoleta, as fuqi për të arrestuar njerëz.

Merrini ngrijini zgupthi kush kërcënon prokuroret. Deklaratat publike nuk shërbejnë për asgjë në këtë rast. Në mos prishin më shumë punë.” shkruan gazetari.

altin dumani krimi kërcënoi prokurorin e spak

Lini një Përgjigje