TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Mars 2025, 20:50

“I kanë mashtruar dhe u kanë marrë miliona”/ Karamuço tregon të fshehtat e lobimeve në SHBA dhe si dështoi Berisha të udhëtonte në OKB

Shkruar nga Pamfleti

“I kanë mashtruar dhe u kanë marrë miliona”/

Eksperti i kriminalistikes Ervin Karamuço ka treguar se si politikanët shqiptarë janë mashtruar nga lobistët amerikanë, të cilët u kanë marrë miliona dollarë. Sipas tij, ka shumë nga ata që kanë hedhur para për të fituar mbështetjen e amerikanëve dhe sot janë në qeli. Duke nënkuptuar rastin e Ilir Metës.

Duke u ndalur te Berisha, ai tha se ka pasur lëvizje për t’i dhënë një vizë të kategorisë G, por edhe kjo është e pamundur. Kjo vizë do përdorej për të shkuar në OKB.

Janë këto grupet e lobimit në SHBA që u kanë marrë partive politike me miliona dollarë. Disa individë që kanë lobuar sot kanë probleme. Njëri është në paraburgim. Ky lobim bëhet për Ballkanin dhe disa vende të Afrikës. Ne e kemi vepër penale, ata e kanë të regjistruar lobimin. Këta tallen me vendet e treta ose i vënë lojë. Ju marrin paratë, dhe ju thonë që ju është ndaluar të hyni, por mund të hysh me kategorinë G të vizave. (U fol se tentoi dhe Berisha) Kategori G e vizave është për raste kur ka ekstra territorialitet. Për shembull si rasti i OKB. Të jemi më të zgjuar, mos u japim lekë. Nuk hyn dot nëse je ‘non garta’.  Unë e shoh si lojë që bëjnë këto vende. Bëjnë lojë të shpifur. Kategoria G të jep dhe mbrojtje.  E kanë tentuar dhe individë të tjerë dhe ju kanë thënë që nuk bëhet”, tha Karamuço.  

Lini një Përgjigje