TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2025, 20:36

"Grupet kriminale shqiptare numërohen me gishta", avokati: 1 mld euro “të pista” u tërhoqën nga tregu

Shkruar nga Pamfleti

"Grupet kriminale shqiptare numërohen me gishta", avokati: 1 mld

Avokati Arbër Hoxha ka deklaruar se në Shqipëri ka një inflacion të fjalës grup kriminal dhe organizatë kriminale. Sipas tij, në vendin tonë ato numërohen me gishtat e dorës.

Hoxha shpjegoi se problemi kryesor në Shqipëri është paraja e pistë, duke raportuar për shifrat e eurove që Banka tërhoqi brenda një viti për shkak të shtrembërimit të tregut.

Nuk ka mafie, ka grup të strukturuar kriminal dhe organizata kriminale. Vetëm një pjesë shumë e vogël e meritojnë termin grup kriminal dhe më pak organizata kriminale. Tek ne numërohen me gishtat e dorës. Në Shqipëria ka shtrembërim të tregut. Ka një fluks parash në kanalet e zeza. Vetëm për 2024 BSH tërhoqi 1 miliardë euro, të cilat janë informale, por janë para që kanë hyrë në kanalet e zeza. Duhet një strategji për të luftuar grupet kriminale”, tha Arbër Hoxha në A2 CNN.

Lini një Përgjigje