
Avokati Ndue Pjetra ka kërkuar që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të marrë masa për stokun e dosjeve në gjykata.
Avokati tha se deri në 80 mijë dosje janë vetëm në Gjykatën e Apelit.
“Sa herë që KPL kërkon që të marrë masa për punën e dosjeve çohet politika dhe i thotë stop. Ia pret iniciativën me pretendimet e tyre. Lidhur me stoqet vetëm në Apel janë 70 deri 80 mijë dosje stok që duan disa vite. Dhe vjen si rezultat i gjyqtarëve të rinj.Çështjet që një gjyqtar ka dy vite që janë stok dhe s’ka dhënë asnjë vendim, gjyqtari do dojë kohë që ti shqyrtojë.
Kjo krijon stok sepse bëhen dy vite nga ato që ka qenë stok, e merr edhe ky tjetri bëhen edhe ca vite të tjera. Këto stoqe bëhen me qëllim, a duhet që të konsiderohet kjo si shpërdorim detyre, kjo duhet që të verifikohet nga institucionet e tjera. Një çështje që duhet të shkonte 3 muaj shkon 1 vit në hetim, sepse prokurori s’ka kohë që të merret me të”, tha ai në Report Tv.
Krijimi i dosjeve stok në Gjykatën e Apelit, është një ujdi Prokuror - Gjykatës i Hetimeve Paraprake me palë Avokatët penalist. Të përfshirë Kancelar, Kryesekretarë dhe pa dyshim Këshillat respektive në Gjykata dhe Prokurori. Të kryet hetim pasuror ndaj avokatëve penalist me që ra fjala.