TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2025, 17:37

A duhet të hetojë SPAK Xhaçkën dhe Artan Gaçin? Gjykata e Lartë cakton seancën për rekursin e Belerit

Shkruar nga Pamfleti

A duhet të hetojë SPAK Xhaçkën dhe Artan Gaçin?

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë pretendimet e Alfred Belerit, nëse SPAK duhet të hetojë ose jo ish-ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj.

Kjo gjykatë vendosi sot të kalojë për shqyrtim në seancë gjyqësore rekursin e bërë nga Alfred Beleri, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, që konfirmoi qëndrimin e SPAK për të mos regjistruar hetim ndaj Xhaçkës e Gaçit.

Seanca gjyqësore, që do të relatohet nga gjyqtari Sokol Binaj, është planifikuar më 18 nëntor.

Vendimi i SPAK për mosfillim hetimi u kundërshtua nga Beleri në Gjykatën e Posaçme, që në prill urdhëroi SPAK të regjistronte hetim.

Por vendimi u ankimua nga SPAK në Apelin e Posaçëm, që rrëzoi Shkallën e Parë në 14 maj, duke në fuqi qëndrimin e Strukturës së Posaçme.

Lini një Përgjigje