TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 22:43

Gjyqtarja që liroi dhëndrin e Berishës në konflikt interesi? Ka blerë apartament te kompania e Malltezit dhe Fatmir Bektashit

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarja që liroi dhëndrin e Berishës në konflikt interesi?

Gjyqtarja që liroi Jamarbër Malltezin nga qelia, rezulton se ka blerë apartamentin tek kulla për të cilat ai akuzohet nga SPAK.

“Report TV” ka publikuar një deklaratë pasurie të saj, ku gjyqtarja Iliriana Olldashi e ka deklaruar vetë këtë gjë dhe ka firmosur një marrëveshje me kompaninë “Homeplan”, e cila u hetuar nga SPAK, pasi pjesë e saj është dhe Malltezi. Pra duket se jemi në kushtet e konfliktit të interesit.

Gjyqtarja që caktoi "arrest shtëpie" ndaj Malltezit, bleu apartamentin me çmim, 720 euro m2 në vitin 2015 dhe e shleu këstin e fundit në 2016.

Gjyqtarja që liroi dhëndrin e Berishës në konflikt interesi?

Lini një Përgjigje