TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 22:02

“Unë nuk kam ardhur me axhendë”/ Gazetari përplaset ashpër me avokatin e Berishës për masën e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

“Unë nuk kam ardhur me axhendë”/ Gazetari përplaset

Gazetari Eni Ferhati dhe avokati i ish-kryeministrit Berisha kanë debatuar lidhur me një masë sigurie ndaj  ish-kryeministrit në rast se ky i fundit vazhdon të mos i bindet urdhrit të gjykatës.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, avokati Genc Gjokutaj një masë sigurie më e fortë ndaj ish-kryeministrit mund të vijë vetëm në rast se ish-kryeministri është dy herë në parlament, është përditë në komunikim me publikun dhe nuk ka rrezik ikje.

Ai thekson se është rreziku i ikjes ai që e çon prokurorin që të mendojë se ky do t’i shmanget hetimit.

Por sipas gazetarit Ferhati, nuk është e thënë që personi nën hetim të paraqesë rrezik largimi që ndaj tij të merret një masë më e fortë sigurie e për ta sqaruar këtë, ai lexoi ligjin, ndërsa avokati i përgjigjet duke i sugjeruar që të mos bënte interpretime të tilla.

Debati mes tyre:

Genc Gjokutaj: Mos merr përsipër, Eni mos e merr përsipër këtë, se po merr shumë përsipër. Ti nuk e ke idenë ç’është masa shtrënguese…

Eni Ferhati: Nuk po marr gjë përsipër, unë këtu nuk kam ardhur me axhendë, të jesh i qetë nëse ti e ke një axhendë unë nuk e kam. Më lejo ta lexoj dhe ta mbyllim këtë debat.

Genc Gjokutaj: Detyrimi për paraqitje, arresti në shtëpi, arresti në burg, ndalimi i daljes jashtë shtetit janë masa shtrënguese jo ndaluese.

Eni Ferhati: Po të lexoj pikën 3 të nenit 260. Kur nevojat e sigurimit rëndohen apo personi shkel detyrimet që lidhen me masën e sigurimit, nuk flet për rrezik ikje, Gjykata me kërkesë të prokuronit mund të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase sigurimi shtrënguese ose ndaluese shtesë.

berisha avokati gazetari

Lini një Përgjigje