
Gazetari Eni Ferhati tha se është surprizuar nga vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se në letra Malltezi rrezikonte deri në 10 vite burg.
Gazetari shprehet gjithashtu se avokatët e Malltezit dhe Berishës kanë përdorur si strategji kapjen procedurialisht të çështjes.
“Personalisht ishte një vendim surprizues, pa i hyrë detajeve të çështjes, vetëm nga fakti që Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash që në letër rrezikon deri në 10 vite burg, fakti që në të kaluarën për individë të tjerë, zyrtarë apo personazhe me ngarkesa politike nuk kanë pasur lehtësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për mua është surprizues. Gjithë strategjia e avokatëve të Malltezit apo Berishës ka qenë një strategji për të kapur procedurialisht çështjen”, tha Ferhati.
Lini një Përgjigje