TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 20:41

Malltezi doli nga qelia, avokati kritika Apelit: Po vepron me dy standarde

Shkruar nga Pamfleti

Malltezi doli nga qelia, avokati kritika Apelit: Po vepron me dy standarde

Avokati Arbër Hoxha ka komentuar sot vendimin e Apelit për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit.

Masa ndaj këtij të fundit, nga “arrest me burg” u ndryshua në “arrest shtëpie”, gjë që për avokatin Hoxha tregon një standard të dyfishtë të gjykatës së Apelit së Posaçëm, e cila për shumë persona në të njëjtën situatë me ish-dhëndrin e Berishës, ai mori këtu si shembull ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën, masa e arrestit me burg nuk ka ndryshuar.

Gjykata e Apelit e Posaçme nuk ka ndryshuar masë, madje për zotin Koka, megjithëse kishte edhe një raport mjeko-ligjor që i rrezikohej jeta për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, nuk i është ndryshuar masa e sigurimit.

Pra duket se Gjykata e Apelit të Posaçëm ka mbajtur një standard të dyfishtë për zotin Malltezi. Pra, jo se ka bërë gabim në raport me zotin Malltezi, por në raport me gjithë personat e tjerë të dyshuar, sigurisht që ëhstë një standard i dyfishtë”, tha avokati Arbër Hoxha në “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje