TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 22:20

Përgjimet në 'SKY-ECC', eksperti i kriminalistikës: Bota e krimit po punëson IT nga Izraeli e SHBA për të asistuar në teknologji

Shkruar nga Pamfleti

Përgjimet në 'SKY-ECC', eksperti i kriminalistikës:

Zbërthimi i 'SKY ECC', ka çuar në pranga ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Në kërkim janë Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, Ervin Mata dhe 4 të tjerë.

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha për "Report Tv" se SKY ECC u bë një nga aplikacionet më të njohura të botës së krimit. Ai shton se një pjesë e njerëzve që merren me botën e krimit marrin persona nga Izraeli apo SHBA të cilët janë të aftë që të përpunojnë servera në ndryshimin e të dhënave.

"SKY-ECC u bë një nga aplikacionet më të përdorur nga bota e krimit pasi komunikonin nga distanca të mëdha. Këta aplikacione kanë qenë me pagesë. Këta funksionojnë duke shkruar të dhënat në një server. Nëse serveri ndodhet në vendet perëndimore mundësit janë të zbërthehen.

Një pjesë e njerëzve që merret me botën e krimit marrin persona të aftë nga Izraeli, apo SHBA të cilët janë të aftë për t’u marrë dhe për tu përpunuar me kompjuterat që kanë. Vijnë i përgatisin kompjuterat, programet i bëjnë gati dhe kthehen sërish. Quhen vizitorë apo turistë. Sot këta investojnë në teknologji.

Ka sofwere dhe programe që është e vështirë t’i gjurmosh. Kanë qenë disa ngjarje të ndryshme të cilat kanë tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Ndërhyrja dhe vajtja te ky sisteme arritën që të zbërthenin këtë komunikim. Sot ka përgjime ambientale ku ka grupe aktivitete më shumë janë përgjime të personave që kanë indicie për ta", tha Softa.

eksperti softa

Lini një Përgjigje