TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 22:18

Reagimi ndërkombëtar për kaosin në Kuvend, gazetari: Mesazh për PD e PS, po bëhet lojë dyshe për paralizimin e politikës

Shkruar nga Pamfleti

Reagimi ndërkombëtar për kaosin në Kuvend, gazetari: Mesazh

Ambasada britanike, ajo amerikane dhe gjermane reaguan për herë të parë sot mbi kaosin në Kuvend. Të tria dënuan dhunën dhe kërkuan dialog sa më shpejt.

Për gazetarin Poli Hoxha mesazhi i ambasadave ishte si për opozitën ashtu edhe për mazhorancën. Sipas tij, ndërkombëtarët kanë identifikuar një lojë dyshe që nuk prodhon politikë.

‘’Po le të hanë bar, por po lë atë pjesën të cilën ka paralajmëruar. Ne e dimë kush është Edi Rama. Çështja është a do ti japim kontrast ne kësaj qeverie. Nga të gjitha qëndrimet, sidomos nga qëndrimi i ambasadës amerikane unë pashë që goditeshin të dy krahët në kuptimin e asaj që po ndodh.

Në idenë time ata kanë identifikuar një lojë dyshe, sepse nuk po prodhon as politikë. Ata sirtarët e Lindita Nikollës kanë qenë të kyçur dhe janë të kyçur’’, tha Hoxha në “Ora News”.

poli hoxha reagimi ndërkombëtarëve

Lini një Përgjigje