TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Nëntor 2023, 22:28

U arrestua dje nga SPAK, shefi i komisariatit nr. 6 nipi i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua dje nga SPAK, shefi i komisariatit nr. 6 nipi i ish-gjyqtarit Gjin

Shefi i Komisariatit nr. 6 në Tiranë Dedan Gjoni, i arrestuar mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit të SPAK të ndërmarrë për të goditur një grup kriminal i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine në vende të Evropës dhe kryesisht nga vende të Amerikës Latine që nga viti 2021 është nipi i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Dedan Gjoni është djali i vëllait të ish-gjyqtarit të hetuar për fshehje pasurie, që pati dhënë dorëheqjen, para se të dilte para vetingut.

Pas 27 viteve karrierë, Gjin Gjoni, një nga njerëzit më me influencë në drejtësisë shqiptare, i shumëpërfolur për pasurinë miliona euro dhe për disa vendime të bujshme, vendosi të largohet me urgjencë nga sistemi gjyqësor. Gjin Gjoni po verifikohej prej 20 muajsh nga Komisioni i Vetingut për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, një kohë kjo shumë e gjatë në raport me kohëzgjatjen e gjyqtarëve të tjerë. Në këto rrethana,  përballja e Gjin Gjonit me Komisionin e Vetingut, për t’u njohur me gjetjet e Verifikimit,  ishte e pashmangshme, prandaj zgjodhi dorëheqjen.

Lini një Përgjigje