
GJKKO vendosi sot që të rrëzojë një kërkesë të Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e telefonit celular që iu sekuestrua teksa u arrestua në zyrë me urdhër të SPAK.
Veliaj iu drejtua GJKKO-së për kthimin e telefonit, por gjyqtari Erion Bani, që shqyrtoi kërkesën, e rrëzoi atë.
Telefoni iu sekuestrua Kryebashkiakut Veliaj me cilësinë e provës materiale.
Veliaj ndodhet i izoluar në burgun e Durrësit prej më shumë se 3 javësh. Përmes mbrojtësve ligjorë ai ka kundërshtuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të kërkuar nga SPAK dhe të vendosur nga GJKKO.
Lini një Përgjigje