TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2025, 22:55

Primaret e PD-së, Curri debat me Aulon Kalanë: Je gënjeshtar, mbushët kutitë në fshatra!

Shkruar nga Pamfleti

Primaret e PD-së, Curri debat me Aulon Kalanë: Je gënjeshtar,

Votimi për primaret e Partisë Demokratike është shoqëruar me pretendime dhe akuza të ndërsjellat për manipulime nga vetë demokratët.

I ftuar në emisionin ‘Top Story’, analisti Arjan Curri tha se motoja e primareve ishte ‘mbush kutitë ose largohu’, por kjo u kundërshtua ashpër nga fituesit e primareve të cilët ishin në panel.

Pjesë nga debati në studio:

Genti Çela, fitues primare në qarkun Korçë: Nuk kam kërkuar me dashje asnjë votë. Në Korçë kam marrë vetëm një votë

Analisti Arjan Curri: Keni mbushur kutitë në fshatra o zotëri. Këtu keni mbushur kutitë, parimi mbush kutitë ose largohu

Lisandër Hoxha, fitues në primare të PD: Lexoje mirë. Po të marr Tiranën, Kamza ka më shumë demokratë sesa njësia 4 në Tiranë

Curri: Një profesor nuk mbështetet në qytetin e vet më vjen të dyshoj. Edhe në Tiranë është bërë loja nga zona në zonë. Profeti nuk është nderuar në vendin e vet

Hoxha: Njeriu që kandidon në qark, do marrë vota kudo. Më të votuarit kanë marrë votat në qytetin ku aderon

Aulon Kalaja: Je i painformuar o Curri, ke ardhur pa përgatitur. The gënjeshtër

Curri: Gënjeshtar ti

Kalaja: Mos më thuaj gënjeshtar se kam kaluar si puna jote

Curri: Po ti nuk ke filluar akoma

Kalaja: Nuk po më le të flas. Nuk po më le të sqaroj. A do themi barsoleta tani?

Lini një Përgjigje