
Gazetari Anri Bala, e cilëson autorizimin e SPAK për të përgjuar dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, një Wotergate 2‘. Bala shprehet se ky veprim ka tejkaluar kompetencat kushtetuese.
I ftuar në emisionin "Çim Peka Live", gazetari Bala tha se përgjimi i SPAK, është armë në duart e këtyre të fundit për të shantazhuar dhe intimiduar.
“Është e trishtë, që SPAK ndërmerr veprime të tilla. Është përgjuar edhe ILD, kjo është e trishtë. Ky është Ëotergate 2, SPAK duke marrë kompetenca me veprimet e tyre, kanë kaluar përtej Gjykatës. S‘është e drejtë kjo ndaj Kushtetueses.
Bëhet fjalë për vendime kolegjiale. Kjo e SPAK, është vendim për intimidim. Ky lloj përgjimi është armë për ta shantazhuar Gjykatën Kushtetuese. Pale pastaj se si janë sulmuar anëtarët, ky është skandaloz”, tha Bala.
Lini një Përgjigje