TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2025, 22:37

“Mos sulmoni SPAK-un”/ Abilekaj për mesazhin e Ramës drejtuar deputetëve të PS-së: Pasi bëri tre ditë zhurmë, e la vetëm Veliajn

Shkruar nga Pamfleti

“Mos sulmoni SPAK-un”/ Abilekaj për mesazhin e Ramës

Apeli i Ramës drejtuar deputetëve të PS-së që të mos godasin më SPAK për të mbrojtur Veliajn, duke marrë shkak intervistën e deputetit socialist Etien Xhafaj, për analistin Enton Abilekaj është shenjë se Rama e ka braktisur Veliajn.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Abilekaj tha se SPAK nuk do të preket sepse BE e ka vënë prioritet luftën kundër korrupsionit dhe kusht për anëtarësimin në BE. 

Kjo është një lënie vetëm e Veliajt nga Rama, pasi bëri 3 ditë zhurmë. Çfarë është garancia e vetme që Rama të rishikojë qëndrimin e tij ndaj SPAK-ut. Rama ka kalë beteje të fushatës anëtarësimin në BE dhe reformën në drejtësi.

BE e ka çuar Shqipërinë në rreshtin e parë për anëtarësimin vetëm prej punës së SPAK-ut dhe u çua nga Maqedonia për të zënë vendin e Serbisë, bashkë me Malin e Zi. E vetmja rrugë është të mos prekte SPAK, por të forcohet edhe më shumë. Puna e SPAK pavarësisht dëshirës së Ramës nga kjo maxhorancë nuk preket dot, por edhe Berisha ka zbutur gjuhën, dhe nuk mund ta prekë se prish marrëdhënien me BE-në, nëse fiton zgjedhjet”, tha Abilekaj.

Lini një Përgjigje