
Avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, Gent Gjokutaj ka folur për mediat pas rrëzimit nga GJKKO, të kërkesës së tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Ai tha se gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën e tyre për humbjen e fuqisë së masave për shkak të tejkalimit të afateve për zbardhjen e vendimit.
Gjokutaj akuzoi prokurorinë dhe gjykatën se janë çorodituri dhe po veprojnë në kundërshtim me kushtetutën, teksa shtoi se ky vendim dokumentoi shkeljen e radhës së gjykatë.
“Ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares, e dyta kërkesë. Një reagim krejt i ftohtë dhe një vendimmarrje si të gjitha të tjerat. Sigurisht kjo seancë ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës. Vendimi i zbardhur na u dha sot. Imagjinoni që vendimet janë të pa ekzekutuara, vendimet janë të pa depozituara në sekretarinë e gjykatës. Ndërkohë që Gjykata dhe Prokuroria flisnin sikur ato vendime janë komunikuar. Ne e konsiderojmë të pa ekzekutuar atë vendim, pavarësisht se këta i qëndrojnë shkeljes. Një gjykatë dhe një prokurori që shkel Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale e ka në dorë të dytë. Të dyja kërkesat janë rrëzuar”, tha ai.
Lini një Përgjigje