TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 16:06

Paralajmëron avokati: SPAK mund të kërkojë “arrest shtëpie” për Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron avokati: SPAK mund të kërkojë “arrest

Avokati Redi Ramaj, ka komentuar situatën politike në vend dhe punën e Prokurorisë së Posaçme.

Ramaj u shpreh se SPAK ka bërë disa lëvizje të caktuara politike dhe sipas tij ka shmangur disa përballje që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mazhorancën.

Mendoj se ka lëvizje të caktuara politike në SPAK, duke marrë rastin e Beqajt, por dhe tre vite hetim për Sali Berishës. SPAK, përtej funksionit të saj, me vepra ka treguar se mund të ketë shmangur disa përballje që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mazhorancën. Kemi raste kur SPAK i ka kryer hetimet pas zgjedhjeve. Pra ka ndikuar në këtë situatë. Nuk është çudi në vende si Shqipëria ku në një moment të caktuar është përdorur drejtësia për të arritur një qasje të re politike. Nëse SPAK ka regjisor, kush mund të jetë tjetër përveç atyre që e kanë financuar Reformën në Drejtësi”, tha Rama.

Më tej ai u ndal te reagimi i kreut të SPAK në lidhje me ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare, ku tha se hetimi parlamentar nuk ndikon në punën e Prokurorisë së Posaçme.

Besoj se Dumani në daljet e tij nuk lidhen vetëm me qasjen e tij si drejtues i SPAK. Ai flet dhe si përfaqësues i një sistemi të ri të drejtësisë. Gjëja pozitive që lexova ishte ngërçi që mazhoranca po i shkakton parlamentit. Janë përjashtuar 23 deputetë në mënyrë të padrejtë. Kjo situatë është e papranueshme dhe kjo situatë i vlen demokracisë duke krijuar komisione hetimore paralelisht me procedimin e ndjekur nga SPAK. E drejta e opozitës është të ndihmojë hetimin.

Mendoj që presioni që duhet të jetë nga institucionet e BE duhet të jetë më i madh për mazhorancën. Komisionet Parlamentare janë pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, është anikushtetuese. Duhet debat, po kalohet buxheti. Ky diskutim që duhet të ishte në interes të qytetarëve nuk po bëhet.

Dalja nga kjo situatë ose kërkon një marrëveshje të madhe ose tërheqje të mazhorancës duke lejuar krijimin e Komisioneve Hetimore”, tha ai.

Ramaj komentoi dhe caktimin e masës nga Gjykata e Posaçme për Sali Berishën, ku tha se nëse ish-kryeministri nuk paraqitet në Policinë Gjyqësore, do të kërkohet masë më e ashpër sigurie.

Vendimi i Gjykatës mbetet i tillë. Mund të ankimohet nga Berisha. Masat e vendosura nga Berisha nuk mund të merreshin vetëm nga Gjykata, por dhe nga Kuvendi. Mbas tre vitesh hetim, SPAK dërgon një kërkesë për masë sigurimi në Gjykatë. Ata duhet të ndjekin Kushtetutën. Berisha në atë çështje është përfshirë si organ kolegjial. Kjo gjendje është krijuar nga një organ kolegjial, dhe duet të lidhet dhe me ngjarje tjera të ndodhura siç është afera me inceneratorët.

Ligji, në rastet e moszbatimit e masave shtrënguese, parashikon me kërkesë të prokurorisë, mund të kërkojë ashpërsimin e masës. Në këtë rast SPAK, duhet patjetër ta kalojë në Kuvend caktimin e masë arrest në shtëpi. Nëse vjen një kërkesë nga SPAK në Kuvend, atëherë Kuvendi duhet ët shprehet me masë sigurimi. Duhet të vazhdojë kjo praktikë e përcaktuar në Kushtetutë”, tha Ramaj.

Lini një Përgjigje