
Kreu i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli ka dalë në një deklaratë për mediat pas marrjes në pyetje në SPAK, për të dytën herë radhazi brenda kësaj jave. Ai nuk bëri publike emrat të cilët kanë bërë kallëzim në SPAK, por shtoi i quajti ato si shpifje. Sipas tij kjo është një tentativë për të përbaltur punën që ka bërë në këtë bashki. Ai nënvizoi se qëllimi i thirrjes në SPAK ishte që të bënte transparente çdo qindarkë.
“Është një kallëzim i bërë nga disa persona, por nuk mund ta përbaltin punën që po bëhet në bashkinë e Kamzës. Solla dokumente zyrtare . Akuzat t’i gjykojë prokuroria, për mua janë shpifje. Qëllimi ishte sot për të bërë transparente çdo qindrakë që investohet për qytetarët e Kamzës që më votuan më 14 maj”, tha ai pas daljes nga SPAK.
Kujtojmë se Suli është thirrur në SPAK në lidhje me hetimet që kanë nisur për Bashkinë e Kamzës. Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli.
Lini një Përgjigje