TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 14:45

Nëse pritet koka e gjarprit, do t’i vihet zjarri gjithë Lindjes së Mesme

Shkruar nga Pamfleti
Nëse pritet koka e  gjarprit, do t’i vihet zjarri gjithë Lindjes
Lideri i Hamasit, Yahya Sinwar

Mark Stone, korrespondenti amerikan i Sky News, është një korrespondent e luftës në Sderot, një qytet në jug të Izraelit, nga ku ai analizoi lajmet më të fundit nga fushëbeteja.

Televizioni britanik raporton se Stone ka reaguar ndaj pretendimeve të Izraelit mbrëmë, se trupat e sak kanë rrethuar bunkerin ku ndodhet lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.

“Është një pretendim i rëndësishëm, nëse është e saktë. Ai (Sinwar) prej vitesh është lider i Hamasit në Rripin e Gazës dhe është e qartë se është koka e gjarprit”, tha Stone.

Sky News shkruan se këto pretendime se Sinwar është rrethuar i ka bërë të ditura Yoav Gallant, ministri izraelit i Mbrojtjes, i cili nuk dha detaje tjera rreth asaj se ku gjendet bunkeri i liderit të Hamasit dhe as se çfarë do të ndodhë tani.

“Ajo që u duhet izraelitëve është një shpërblim. Ata duhet të shpallin një fitore të rëndësishme… dhe nëse mund të shpallin se kanë vrarë liderin e Hamasit, ky do të ishte një moment shumë domethënës”, tha Stone.

Ai tha se “ndoshta do të shkaktonte një përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme”.

“Kjo sigurisht që do ta trondiste rajonin. Sigurisht që do të provokonte një përgjigje nga Hezbollahu, aleati i Hamasit në veri. Aktualisht jemi në një periudhë shumë të tensionuar”, përfundoi Stone.

yahya sinwar gaza izrael

Lini një Përgjigje