TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 12:05

Gjyqi për heqjen e masës, avokati i Berishës: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nuk ka zbardhur vendimin

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi për heqjen e masës, avokati i Berishës: Kërkuam

Avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka folur për mediat, duke theksuar se edhe ditën e sotme kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Gjokutaj tha se seanca është shtyrë për në orën 15:00, për të shqyrtuar kërkesën e tyre. Kjo është hera e dytë kur avokatët bëjnë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares. 

Sipas avokatëve gjyqtarja nuk ka zbardhur vendimin dhe ka konflikt interesi pasi Irena Gjoka është shkarkuar nga Berisha në 96 kur ka qenë kryetar i KLD-së.

“Bëmë një kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, u ndërpre seanca për të shqyrtuar kërkesën. E kemi shtjelluar ne kërkesën se çfarë kërkojmë. Gjoka ka detyrë të heqë dorë, por ajo nuk e bëri. Gjykata nuk ka zbardhur vendimin, ky është argumenti pse ne kërkojmë përjashtimin e Irena Gjokës”, tha Gjokutaj.

 

perjashtim gjyqtare avokati i berishes vendim

Lini një Përgjigje