TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 11:34

Emrat/ Lindita Nikolla shpërblen 57 deputetë, me nga 750 mijë deri 1.5 milionë lekë dieta në muaj

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ Lindita Nikolla shpërblen 57 deputetë, me nga 750 mijë
Parlamenti /

Janë deputetë të PS, Foltores, PD-së, PL e PSD, të cilët kanë dorëzuar bileta sikur kanë udhëtuar me autobusë e furgonë, kur të gjithë kanë makina dhe marrin nga 400 mijë lekë në muaj shpërblim për karburant që kompenson transportin, ndërsa me pagën e re, dieta ushqimore për 1 ditë u është bërë 132 mijë lekë... 

3 ditë më parë, në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar borderoja, me të dhënat financiare të pagave e shpërblimeve që ka marrë çdo deputet gjatë muajit shtator 2023, ku për vlera të mëdha, bie në sy kolona për dieta e shpenzime udhëtimesh brenda vendit.

Sipas listë-pagesës, janë 57 deputetë të PS, PD, Foltores dhe të partisë së Ilir Metës e partisë së Tomë Doshit; të cilëve, Kuvendi u ka paguar nga 750 mijë lekë deri në 1.5 milionë lekë në muaj për dieta ushqimi e shpenzime udhëtimi.

Me urdhër të veçantë të krye parlamentares Lindita Nikolla, janë 29 deputetë që kanë marrë nga 1.5 milionë lekë dhe 28 deputetë që kanë marrë nga 750 mijë deri 900 mijë lekë në muaj, shtesë për dieta e bileta udhëtimi nëpër zona.

Pagesa për udhëtimet, logjikisht nënkupton që deputetët të kenë udhëtuar me autobusë e furgonë, por çdo deputetë ka makinë e nuk besojmë se ata udhëtojnë si populli, ndërsa biletat nuk është e vështirë ti gjejnë dhe dorëzojnë te zyra e financës.

Ja 29 deputetët që janë shpërblyer nga 1.5 milionë lekë në muaj, për dieta e shpenzime udhëtimi:

Baftjar Zeqaj, Edona Bilali, Oerd Bylykbashi, Evis Kushi, Saimir Korreshi, Arbi Agalliu, Eduard Ndreca, Enslemvera Zake, Kastriot Piroli, Ilir Metaj, Teuta Ramaj, Merita Bakiu, Sorina Koti, Shpresa Marnoj, Gledis Çeliku, Meri Markiçi, Eralda Bano, Emilja Koliqi, Niko Kuri, Anduel Tahiraj, Pranvera Resulaj, Klevis Xhoxhi, Hatixhe Konomi, Mirela Pitushi, Denis Deliu, Gëzim Ademaj, Shkëlqim Bullari, Qani Xhafa e Arkend Balla.

Ja 28 deputetët që janë shpërblyer nga 750 mijë deri 1 milionë lekë në muaj, për dieta e shpenzime udhëtimi:

Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Fatmir Mediu, Tritan Shehu, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Eduard Shalësi, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Nasip Naço, Blendi Klosi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Greta Bardeli, Ramadan Likaj, Seladin Jakupllari, Flamur Hoxha, Etjen Xhafaj, Dhurata Çupi, Toni Gogu, Gerta Duraku, Orjola Pampuri, Gertjan Deda, Kasëm Mahmutaj e Tomor Alizoti.

Këto pagesa dietash udhëtimi brenda vendit, janë “thellë mbi bisht” e duhen hetuar, mbasi si kompensim për kosto transporti, deputetët marrin nga 400 mijë lekë karburant në muaj, ndërsa me pagën e re, dieta ushqimore për 1 ditë u është bërë 132 mijë lekë./Pamfleti

deputetë lindita nikolla shpërblime

Lini një Përgjigje