TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 10:12

Situatë e rënduar në Rrëshen nga moti i keq, del nga shtrati përroi; uji hyn në biznese

Shkruar nga Pamfleti

Situatë e rënduar në Rrëshen nga moti i keq, del nga shtrati

Reshjet e dendura të shitur kanë sjellë probleme në Tarazh të Rrëshenit mëngjesin e sotëm, si pasojë e daljes nga shtrati të përroit Zmej.

Raportohet se ka pasur edhe rënie inertesh në rrugë, të cilat janë bllokuar.

Pas rënies së intensitetit të reshjeve, niveli i përroit Zmej është ulur duke u tërhequr prezenca e ujit në oborret e banesave dhe bizneseve.

Po punohet për largimin e ujit në bodrumin e një biznesi me mjetet zjarrfikëse, ndërsa rrezik për banesa nuk raportohen.

Ndërkohë strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë janë në terren për evidentimin e dëmeve në rrugë e biznese.

 

rrëshen moti i keq

Lini një Përgjigje