TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2026, 21:14

Gjergj Luca publikon pamjet e dhunës te Rozafa Fish City, por ‘harron’ të sqarojë kush është ‘Emiljan Leka’

Shkruar nga Pamfleti

Gjergj Luca publikon pamjet e dhunës te Rozafa Fish City, por

Publikohen pamjet e dhunës që ka ndodhur në ambientet e “Rozafa Fish City”. Ka qenë vetë Gjergj Luca, i cili, në tentativën për të justifikuar ngjarjen, ka publikuar pamjet.

Siç shihet qartë në video, dy zonjat dhe djali janë duke ecur, por u afrohet një prej personave të stafit dhe tenton ta kapë nga krahu, duke e shtyrë. I riu reagon, mirëpo punonjësi i Gjergj Lucës i kthehet dhe e qëllon me grushte. Videoja e tregon qartë se ka pasur dhunë, edhe pse Luca tenton të justifikohet se aty është zonë karantinimi, pasi medemek, sipas tij, aty kalojnë vetëm punonjësit që futen në fabrikë.

Edhe nëse kjo është e vërtetë, nuk ka përse klientët të shtyhen dhe të ofendohen në atë lloj mënyre. Mjafton të komunikosh dhe t’u sqarosh situatën dhe kushdo do të kthehej pas. Për më tepër që vetë personat e dhunuar kanë deklaruar se ishin për herë të parë aty dhe po bënin foto.


Mirëpo Gjergj Luca nuk na thotë asgjë në videon e tij: Kush është Emilianoja që kërcënoi në telefon personat e dhunuar? Vetë denoncuesit, në videon që kanë publikuar kur vjen patrulla e policisë, shprehen se kanë marrë në telefon menaxherin dhe më pas i ka telefonuar një Emiliano, duke i kërcënuar të largohen me urgjencë që aty.

Sipas verifikimeve tona, mësohet se bëhet fjalë për Emiliano Lekën, ish-truprojë e Edi Ramës. Ky i fundit herë prezantohet si ortak dhe herë si nipi i Gjergj Lucës, ndërsa është një emër që rezulton me precedentë, veçanërisht në fushën e dhunës. Madje, ai cilësohet edhe si “kontrollori” i korridorit Elbasan-Durrës të Gjergj Lucës, çka do të thotë se është i besuari i tij. Kjo ndoshta shpjegon edhe faktin pse askush nuk e identifikonte “Emiljanon”, që duket se e bën mirë detyrën e kërcënuesit.

 

rozafa gjergj luca

Lini një Përgjigje