
Ervin Salianji ka reaguar nga kabina telefonike e I.E.P.V Fier për incidentin e Agron Gjekmarkajt në protestë.
Salianji u shpreh se Gjekmarkaj u dhunua nga policia, ndërsa shtoi se këto janë përpëlitjet e fundit të kryeministrit Edi Rama në përpjekje për të mbajtur pushtetin.
Ish-deputeti i PD shton se Rama mendon se duke burgosur kundërshtarët, duke i dhunuar ata, duke i përndjekur do të shtojë jetëgjatësinë në karrige, megjithatë sipas tij realiteti është që po ndodh e kundërta.
Ndër të tjera, Salianji shprehet se 11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqen.
"I uroj shërim e rikuperim të shpejtë mikut e kolegut Agron Gjekmarkaj. Edi Rama është i dhunshëm dhe ata që ai urren mē shumë, janē intelektualët para të cilëve del në pah cektësia e dijeve të tij.
Të mburresh pa turp se je gjasme nxënësi i Nolit e Konicës e të godasësh protestues paqësorë, të çosh policë me kallash përballë Opozitës, e të lesh pa ndjenja një pedagog, kritik letrar e nenkryetar Kuvendit, është hipokrizi e nivelit aq të lartë, sa është korrupsioni qeveritar dhe lidhjet me krimin.
Këto janë përpëlitjet e një të deshperuari që pertej pushtetit, nuk ka asgjë tjetër. Edi Rama është një prej deshtimeve më të medha të vendit e të ketyre dekadave liri.
Si furacak i madh, kerkon tē mbahet me akte dhune përmes skalioneve ushtarake, nga ku mendon se merr doza trimerie. Është fundi i tij i dashur Agron!
Ai mendon se duke burgosur kundershtarët, duke i dhunuar ata, duke i perndjekur do shtojë jetëgjatësinë në karrige. Por në fakt po ben të kunderten. 11 maji po vjen dhe është dita kur shqiptarët do ndahen me këtë të keqe", tha Salianji.
Lini një Përgjigje