
Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Pas daljes nga SPAK, Spahia u shpreh se nuk ka qenë i thirrur për çështje që lidhen me krimin apo korrupsionin, por për diçka tjetër që sipas tij “nuk ka asnjë interes publik”
“S’ka interes publik. Është një deklaratë që nuk ka lidhje me korrupsion, as me krimin e organizuar, as me para të pista, asgjë. Nuk ka interes për opinionin publik”, tha Bardh Spahia.
Kjo është hera e dytë që Spahia thirret në prokurori.
Me herët ai është kallëzuar në SPAK për shkelje të kryera gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në kohën, që drejtonte bashkinë e Shkodrës.
Në mars të këtij, Spahia u kallëzua në SPAK bashkë me disa kryebashkiakë të tjerë, për “shpërdorim detyre” në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Lini një Përgjigje