Gazetari Arsen Rusta thotë se brenda pak ditësh ndaj ish-ministres Olta Xhaçka do ketë një tjetër fletë-thirrje në SPAK.
Sakaq, Rusta bën me dije se veprimet proceduriale ndaj ish-ministres janë në fazën finale.
“Ndaj znj. Xhaçka ka dy hetime aktualisht. Bëhet fjalë për pronat e ushtrisë por edhe abuzimet me asetet e ushtrisë. Bëhet fjalë për një kallëzim të PD-së, Albana Vokshit dhe Xhemal Gjunkshit për përdorimin e helikopterit në fushatë në Dibër, për plot 8 herë, të dokumentuar nga PD. Ndërsa ka një kallëzim edhe të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri për abuzim me pronat në zonën e bregdetit dhe në bashkinë Himarë. Ky kallëzim është regjistruar, pritet të shortohet, dhe më pas të marrë dritën jeshile nëse do të kryhen veprime në terren. Znj. Xhaçka do ta shohim ditët e ardhshme në Prokurorinë e Posaçme. Do ta shohim për një fletë-thirrje, deklarime, apo një masë sigurie, kjo mbetet për t’u parë, por burime për MCN Live bëjnë me dije se ndaj znj. Xhaçka veprimet proceduriale ndaj saj janë në fazën finale.”, thotë Rusta.
Ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama ka njoftuar ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Në fund të fjalës së tij, Rama deklaroi largimin nga posti i Ministres së Jashtme për Europën dhe Punët e Jashtmë, Olta Xhaçka dhe zëvendësimin e tij me Igli Hasnin.
Lini një Përgjigje