
Gazetari Adriatik Doçi ka folur lidhur me garën për kreun e ri të Policisë së Shtetit. Ai tha se disa nga kandidatët nuk do kalojnë testin e pastërtisë së figurës.
Gazetari shprehet se një nga kandidatët nuk plotëson kushtin për të qenë pjesë aktive e policisë, teksa shton se gara është formale dhe drejtuesi është përcaktuar.
Sipas tij, personi më me integritet në këto personazhe është Skënder Hitaj.
“Ka dhe një kornizë ligjore. I përzgjedhuri duhet të jetë pjesë aktive, duhet të kalojë filtra. Duke parë dhe disa dosje, një pjesë e tyre nuk do kalojnë pastërtinë e figurës. Nuk dua të artikuloj emra. Disa nga këto personazhe, besoj se nuk do e kalojnë testin e kontrollit të figurës. Një nga kandidatët nuk plotëson kushtin për të qenë pjesë aktive e policisë. Ka kaluar nga një parti në një tjetër, si zoti Prençi. Besoj që gara është formale dhe drejtuesi është paracaktuar. Nuk e di cili nga këta është përzgjedhur nga kryeministri.
Është funksion politik. Besoj se personi më me integritet në këto personazhe është Skënder Hitaj, që drejton një nga qarqet kryesore të policisë si ai i Durrësit. Është i rëndësishëm aq sa Tirana. Ka performuar, nuk është përfolur, plotëson të gjitha kriteret. Kjo është një vendimmarrje që i takon kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm. Nuk e di cili do jetë drejtori”, tha Doçi për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje