TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2024, 21:34

Kërcënimet e Berishës ndaj gazetarëve, Andi Tela: Doktori ka bërë autogol, po harxhon kohë me shpjegime

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënimet e Berishës ndaj gazetarëve, Andi Tela: Doktori ka

Gazetari Andi Tela ka komentuar sulmin e Berishës ndaj gazetarëve. Ish-kryeministri i ka konsideruar si pjesë të "organizatës kriminale të SPAK", teksa tha se do të trajtohen si të tillë.

Sipas tij, Berisha me këtë deklaratë ka bërë autogol sepse në fund të kësaj dosje do kuptohet a është fajtor apo jo. Gazetari shton se Berisha po harxhon kohë për te shpjeguar pozicionin e tij në këtë histori.

“Ne do kemi një përfundim, Berisha do shpallet i fajshëm apo i pafajshëm, ka edhe gazetarë që thonë nëse Berisha e ka bërë, pavarësisht se thotë SPAK.

Marrja e rolit të partizanit në këtë histori, të marrësh dhe të lexosh me sy mbyllur çfarë shkruan SPAK është një gjë dhe marrja dhe verifikimi i çdo gjë që shkruhet aty me burime te tjera, është një gjë tjetër. O do dalësh të bësh papagallin, o do dalësh të thuash kjo është.

Doktori ka bërë autogol në tërë histori, sepse po harxhohet energji për të shpjeguar pozicionin e tij në këtë histori”, tha gazetari për “TPZ”.

Lini një Përgjigje