
Analistit Skënder Minxhozi gjatë një debati me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi se PS-ja po mbron mandatin e Olta Xhaçkës.
Gjatë një intervistë për emisionin “Real Story”, analisti tha se në kushte në të cilat ndodhet mazhoranca nuk kishte pse ta bënte një veprim të tillë. Sipas Minxhozit bllokimi i Kushtetuese dhe marrja e një reagimi nga Perëndimorët ishte e panevojshme.
“Unë shoh dy aspekte këtu, natyrisht që mazhoranca po mbron mandatin e Xhaçkës, arsyet i di vetëm ajo, besoj janë më të gjerë se sa një përballje elektorale me Gjykatën Kushtetuese dhe e dyta, mazhoranca po shfaq një forcë muskujsh që nuk ka nevojë ta shfaq me fuqinë e madhe që ka. Ndërkohë, që përceptimi popullor është që ka marrëdhënie normale me presidentin, qeveria është plotëfuqishme, mazhoranca po ashtu.
Në këto kushte nuk do të ishte e nevojshme, që të marrësh dy deklarata publike si ajo e europiane. Dhe me që flasim për Berishën, historia e Berishës me gjykatën e kohës kur ai ishte në pushtet ishte konfliktuale, por nuk ishte bllokuese. Qeverinë e ka rrëzuar të paktën 24 herë dhe qeveria dhe mazhoranca e kohës nuk i ka thënë që presidentin e kemi tonin. Ishim në logjikën e asaj që quhej drejtësia e vjetër. Unë them që Berisha ka qene në një konflikt me gjykatën Kushtetuese. Tani të shkosh në Komisionin e Venecias për një mandat, unë nuk e di…”, tha ai.
Lini një Përgjigje