
Analisti Genc Burimi ka folur për dosjen “Partizani”. Ai tha se, në demokraci duhet kundërshtuar edhe e ashtuquajtura drejtësi.
Burimi u shpreh se sot drejtësia është e kapur nga Rama, teksa shton se SPAK po kontrollon fatin politik të Berishës.
“Është e drejta minimale sot në demokraci të thuash nuk jam dakord me drejtësinë, sot drejtësia është e kapur.
Kjo drejtësi mburret se është në vënë në shërbim të shqiptarëve nga miqtë amerikanë.
Berisha ende i paakuzuar, i pagjykuar, i pa dënuar më parë, mbahet i mbyllur brenda.
Atëherë dalim në këtë konkluzion që kjo drejtësi sot ka frikë nga Berisha. Ka frikë se po të ishte Berisha në pushtet mund të bëjë një kundër reformë në drejtësi dhe ata ngelin papunë”, tha Burimi për "Syri Tv",
Lini një Përgjigje