TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2024, 17:25

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nder të Bogdanit/ Opozita në zi, largohet nga Kuvendi; mazhoranca vijon punën!

Shkruar nga Pamfleti

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nder të Bogdanit/

Seanca e sotme plenare nisi me një minutë heshtje dhe në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili ndërroi jetë një ditë më parë pas një arresti kardiak.

Pas minutës së heshtjes deputetët e Opozitës u ngritën dhe u larguan nga salla e Kuvendit. Ky veprim ishte i paralajmëruar, pasi PD kishte lajmëruar edhe ditën e djeshme që do mbajë dy ditë zie në nderim të ish-deputetit Bogdani.

Ndërkohë seanca vijon vetëm me praninë e mazhorancës, e cila ka kaluar direkt në votim të projektligjeve.

Kujtojmë se seanca e sotme ishte planifikuar për tu mbajtur ditën e nesërme por pas përfundimit të homazheve për ish-deputetin Bogdani u njoftua se seanca do të zhvillohej në orën 17:00 sot.

Lini një Përgjigje