
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar garën për kreun e ri të Policisë së Shtetit. Ai tha se kryeministri është regjia e kësaj historie, është kontrolluesi i këtij ekipi, është drejtuesi i këtij bordi të së keqes, dhe ai do të vendosë edhe për drejtorin e përgjithshëm të Policisë.
Çollaku u shpreh se edhe këtë herë, zgjedhja do të jetë dilematike nëse do të ketë një garë për përzgjedhjen e drejtuesit të policisë.
“Në Shqipëri situata kriminale ka dalë jashtë kontrollit të sistemit, ndërsa ata kanë marrë kontroll të sistemit, në gjendje të kësaj natyre ku brenda një mandati, 4-5 vitesh të ndërrojnë 4-5 drejtorë të policisë së shtetit, ky është bërë element për të na thënë që gjendja është shumë e rëndë, ndaj duke ditur edhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit tek krimi në dosje të ardhura nga partnerët, dyshimet janë serioze se edhe këtë herë zgjedhja do të jetë dilematike ose a është një tender më saktë apo është një garë? Ky tender zhvillohet tek kryeministri? Apo nga burokracia e procedurave dhe e kritereve të cilat ende nuk kanë dalë.
Numri i lartë! Është mirë që ka drejtues policie që kanë shprehur vullnetin dhe interesin e tyre për të drejtuar organin e policisë, publikë deri më sot kanë qenë bërë 7 apo 8 emra, tashmë kemi edhe 13 të tjerë të shtuar, nëse do ta kishim listën e plotë mbase mund t'i analizonim.
Përveç Ard Veliut që ishte një drejtor i shumëakuzuar, dhe një largim surprizë ku unë çmoj përsëri se largimi i tij ka qenë nga këto historitë e dosjeve të ardhura nga perëndimi. Iku Gledis Nano, iku se tentoi të mbetej oficer policie, dhe kam bindjen të njëjtën gjë provoi edhe oficeri i karrierës, drejtori i policisë së shtetit, Rrumbullaku, provoi të mos poshtërohej deri në fund të themi nga presioni i dhe trysnia e bandave të lidhura me pushtetin.
Këtu kemi hapjen e një gare elektorale, gare policore për rendin dhe për sigurinë, apo është duke përgatitur kryeministri infrastrukturën për plaçkitjen e radhës dhe kërkon që bandat dhe shtabi i tyre elektoral ky hyjnë dhe politikanët të kenë garanci dhe siguri që munden të bëjnë çtë duan dhe nuk do i trazojë askush siç ka ndodhur nga 2016 në zgjedhjet e pjesshme në dimër e deri më sot, janë aty dosjet të pa hetuara dhe të pa ndëshkuara.
Si mund të besojmë që ka një garë për drejtuesin e policisë së shtetit kur kryeministri i vendit i cili është njeriu me ndikim në këtë zgjedhje dhe ministri është periferik, se ai nuk e dinte as kur u bë ministër si do të dijë se kush do të bëhet drejtor policie?
Kryeministri është regjia e kësaj historie , është kontrolluesi i këtij ekipi, është drejtuesi i këtij bordi të së keqes, ai do të vendosë edhe për drejtorin e përgjithshëm të policisë, dhe nëse drejtori që do të emërohet, jo përzgjidhet do të tentojë të bëjë detyrën, shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja për drejtor policie”, u shpreh Çollaku për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje