
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka që Partia Socialiste nuk e çoi në Kushtetuese.
Lala e ka quajtur puç kushtetues abstenimin e deputetëve të PS-së në Kuvend për të mos lejuar dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Gazetarja ka ironizuar teksa tha se meqenëse Partia Socialiste përdhosi aktin themeltar të shtetit, njerëzit nuk duhet të ankohen kur Xhaçka të mos i lërë ata “nga mali” të ngulin çadrën në plazh.
“Moszbatimi nga ana e mazhorancës i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës është puç kushtetues. Edhe përdhosje e institucionit gardian të aktit themeltar të shtetit.
Mos u ankoni pastaj që s’do t’iu lënë "ju të malit" të ngulni çadrën aty te plazhi i Oltës. Se do dalë e të thotë se ja ka lënë trashëgim nëna notere, e cila qëndroi në zyrë për vite me radhë në kundërshtim me ligjin”, shkruan Klodiana Lala në Facebook.
Lini një Përgjigje