TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2024, 19:46

Fredi Beleri kërkon të betohet si kryebashkiak, Kushtetuesja cakton datën e seancës

Shkruar nga Pamfleti

Fredi Beleri kërkon të betohet si kryebashkiak, Kushtetuesja cakton

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se kur do të zhvillohet seanca gjyqësore për Fredi Belerin.

Beleri kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë qe nuk i dha leje për t’u betuar si kryebashkiak i votuar i Himarës dhe dy vendimeve të gjykatave të posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit datë 1 qershor dhe 22 maj.

Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën e parë në datën 19 mars, në orën 10:00.

Publikimi i vendimit nga Kushtetuesja vjen pak ditë pasi SPAK shpalli pretencën për Belerin duke kërkuar dënimin e tij me dy vjet dhe gjashtë muaj burgim.

Ndërkohë avokatët e tij iu drejtuan kushtetueses me kërkesën që të përshpejtonte procesin, të cilin mbledhja e gjyqtarëve kushtetues njoftoi se e kaloi në seancë plenare.

 

fredi beleri spak gjykata kushtetuese

Lini një Përgjigje